
Sonte, ndaleni dorën, portën të trokas
I kam mbyllur perdet, drita të mos ik
E burgosa në dhomë hijen që ndjek pas
E lidha me pranga, e rraha me kamzhik
Si thoni ? – Krudel ! Po ju dukem vërtet ?
Ndoshta s’u kuptuam, ende s’kam mbaruar
Diku në fund shpirti, një vullkan rri e pret
T’i hedh torta ëndrrash ,me dëshira zbukuruar
Por ëndrrave,pa mëshirë ja u preva kokën
Dërshirat i dënova me varje qysh mëngjes
Kalërova flladin , që butësisht e puth tokën
Për t’u ndalur n’ato fusha t’blerta n’vesë
Mos më kërkoni, nuk kam më telefon
Veç këngën e karkalecave dua të dëgjoj
Hënës mbi çati t’i mbaj vesh si këndon
Të shoh tymin e oxhakut qiellit t’gjarpëroj
Nuk jam këtu, nuk jam për askënd
Sonte, as vdekja mos të vij t’më kërkoj
Kam ikur larg, në më t’bukurin vënd
Ku nëna më dha jetë, ku jeta më mësoj
© Leonard Seiti
2 comments:
rruge te mbare,puthja duart nenes tende,e me nje trendeline qe "moskovolis" u kthefsh ;)))!
Të kërkoj që çke me të......
Le që nuk mund të ndodhë në ktë botë që ti të fikësh celin :)
Përshëndetje nga larg: Missi lagjes Nuria :)
Post a Comment