
Nga je ? Kush je ? Nga vjen ? Ku shkon?
Më pyeti një gur i paemër mbi një varr
Jam ti, i’u përgjigja,kam veshur një kufomë
Se desha të rendja mëngjeseve përmbi bar
Pse vonon?-Më pyeti-, kaq kohë që pres
K’tu s’më njeh askush nga vëllezërit e mi
Më prit – ja ktheva, është herët mëngjes
Me jetën, mendoj se kam rënë n’dashuri
Jeta! – buzëqeshi – Ajo vjen dhe shkon
Kufoma që ke veshur një ditë do të vdes
Emrin, veç unë mund ta ruaj përgjithmonë
Shpirtin, shpërndaje lëndinave ç’do mëngjes
Jo! –E kundërshtova – Do të isha një i vdekur
Veç me shiun dhe erën do të flisja, për mall !
Mbi lëkurën e kohës, po të mundem – patjetër,
Emrin ta gdhend, për të mbetur një i gjallë….
© Leonard Seiti
8 comments:
ketu ku jemi,nuk eshte fundi,eshte starti per tu nisur drejt pafundesis!
ciao Leonard,buona domenica!
Per me, semplicemente per me, këtu ku jam, poi non ce altro....... cara xheni. Almeno, provo a vivere quello che ce.....
Buona settimana a Te.
jepi rini jepi,bota eshte e jotja:)))
hah, sot jam 20 vjeç dhe ....... e di ti.....si rrjedhin gjërat pastaj :)
Të përshëndes me kët këngën e Bujor Qomilit k'tu :) Dëgjoje se ka me t'pëlqy, ta siguroj, tek Gruppo Sigurazzioni Allianz po deshe :)
http://www.youtube.com/watch?v=lBhGLIDXAZQ
ma jep titullin se nuk me del,ciao!
Xheni, e paskan fshirë videon, por po të kaloj një link tjetër
http://www.youtube.com/watch?v=6E2hYDIFDIU
ever green,thank's Leonard!
Bravo Leonard. Gjithe te mirat dhe suksese
Post a Comment