
Mos më kërko në rrugët e heshtura
Unë jam atje ku vetëtimat flakërojnë
Ku qajnë retë mbi gjethet e vdekura
E përrenj zemërimi vrullshëm vrapojnë
Jam atje, ku mjelma-mjegull lundron
Mbi varkën e drunjtë të pyllit -Noe
Në ujrat që lum’i rikthen në Babilon
Damarëve të kohës që t’ndalet nuk njeh
Jam atje ku hëna kalëron ylbere
Me mijra sy ka shpirti im ngjyrë blu
Ëndrra ime rri zgjuar, ndërsa kuaj ere
Bredhin si të marrë, rrugëve kuturu
Nëse duhet t’luftoj me vdekjen, ja ku jam
Kam moshën e viteve që supeve i ngreh
Shpirti më rri zgjuar si vullkan sharlatan
Dhe zemra me zhurmë bubullimash m’rreh
Ndaj le të ndodh, mbi mua sonte të bjerë
E ftohta vdekje, si natë dimri e pahënë
Asgjë më shumë në k’të botë nuk ka vlerë
Aq sa vlerë ka, një e vërtetë e pathënë..
© Leonard Seiti
10 comments:
http://www.youtube.com/watch?v=laKXg9pCUmE&feature=related
pyt 100 vet' e bej si di vet' :)))
hahahah Xheni
Sta volta non lo hai zeccato, direi :)
Non ce niente di fare con l'amore sta volta.
Comunque, la canzzone di Ornella era bella. Fai attenzzione dal colpo di fulmine cara Xheni :) non si sa mai quando e dove colpische :)
http://www.youtube.com/watch?v=IpT-FW_G8-A&feature=channel
Pse gjithë ky pesimizëm?
E vërteta e pathënë ka vlera , deri ngelet e tillë!
hej Nardi,jemi t'rrezikshme ne kur ndjehemi keshtu :))
http://www.youtube.com/watch?v=ZJL4UGSbeFg&feature=channel
Anush
Nuk ka veç ditë me diell apo jo ? Ka dhe shi ndonjë herë ;)
Eh mo Xheni mo Xheni, kur e merrni stafetën juve, sidomos kur ja u dhurojnë, të bëni namin të bëni, të lini pa pjata e pa filxhan :) i thyeni të tëra hahahaha ç'mu kujtua që kam mbetur me 3 pjata në shtëpi lol lol lol
uuuuuuuuuuuu korbi ti!
kush ti theu o derzi hahahaaaaaaaaaa
s'tka shku menja per ato plastiket?
hahaaaaaaaaaaaaa se dhe nuk t'vrasin ato?!!!!
gezim paç o Nardi,se kisha ca dit qe s'qeshja!
Gëzime paç dhe ti Xheni, dhe, qeshu rini qeshu, se, edhe në tenxhere do haja unë po të qe e nevojshme, veç, të qeshni juve të rrezikshmet, që thyeni pjatat kur mërziteni :)
Më duket se ka ardhur koha të blej një pjatalarëse lol lol lol
http://www.youtube.com/watch?v=cpRM3yv01o0&feature=related
Madje, më mirë pjatalarësen se, nuk rrezikon të lëndoj njeri hahahahaha
keto ishin me keq
http://www.youtube.com/watch?v=qfiSIk3XQAg&NR=1
per carita!
kan ardh koh' t'keqia o Nardi,por,ti behu burr,there bishtin e maces qe naten e pare,pa t'shom kush do haj n'tenxhere :))))
Uh mo Xheni, ta dish ti sa mace kam therur unë deri tani .... :)e prap se prap, asgjë nuk ka ndryshuar... E di ti që janë bërë minjtë më të fortë nga macet apo jo ! :))
Post a Comment