Sunday, July 25, 2010

Më lër të puth !


Mirdita metaforë, mirdita e dashur
Më ndje, se t’kam lodhur pa kuptuar
Me trupin tënd kam bërë ç’kam dashur
Kaq netë me radhë t’kam mbajtur zgjuar

Më ndje metaforë, falmë, nuk kam ditur
Se kam njohur shpirtin tënd të kulluar,
Ndërsa ti e ëmbla, kurrë s’je mërzitur
T’gjith dashurinë tënde m’ke ofruar

Pa eja e dashur të puth në buzë
Të shtrihemi në zemër t’vargut brënda
Lakuriq, të bëjmë dashuri, plot muzë
T’na këndoj gjithkush ashtu si ja ka ënda

© Leonard Seiti

No comments: