Wednesday, July 28, 2010

Në hije t'pemës


E ka fajin dashuria që kam në zemër
Apo shpirti, të them të drejtën, se di
Veç, sot një pemë mu duk si një femër
Me trupin lastonjë dhe leshërat flori !

Nuk di ç’më pushtoi një çast, se kuptova
Atë ndjenjë t’magjishme që ndjeva për të
Vet qielli u xhelozua kur më pa q’i’u afrova
Dhe batalionet e shiut m’i dërgoi një nga një !

U largova prej parkut me t’lagurat mendime
Ndërsa mijra pyetje mbi kokë më rëndonin
Provova të zhytesha si polumbar në kujtime
Të gjeja brenda tyre përgjigjet që mungonin

Në thellësitë e së shkuarës gjeta një ëndërr
Një ëndërr fëmijësh, e fundosur si një anije
Dikur n’atë park, ti ishe nuse e unë dhëndërr
Me bekimin e asaj peme që për ne kish bër hije

© Leonard Seiti

No comments: