
Sa shumë gjëra kam për të thënë
Në mundsh,ti qesh edhe për mua
Ka kohë, buzëqeshja më ka lënë
Tani një tjetër kam marrë për gura
Kështu e paska, o mik, kjo jetë
Thonë se, jam bërë hija e fatit
Sot më ka hedhur diku në det
Dje,i brodha mbas gjatë Eufratit
Nuk di ku nesër do më zër dielli
Në pastë diell, duhet shpresuar
Lajme të kqija po vijnë nga qielli
Dikush -të madhin*- ka zemëruar
Më ndje, nuk dua të të shqetësoj
Ndaj, ti mërzitje hiç mos ndjej
Deri sa zemra, gjak t’më pompoj
Një streh për shpirtin do mund ta gjej
Le të tërbohet plakushi* lartë
Njëmij rrebeshe të hedh mbi mua
Unë do mbyll sytë dhe diell’i artë
Do m’jetë varur mbi degë, si ftua
Më duket mik, kam humb dhe ferr’
Më ka mbetur veç kjo pallto e vjetër
Që më mbron sadopak kur nata çjerr
Me thonjë t’mprehtë, si asgjë tjetër
Të mërzita mik, të humba kohë
Ndoshta s’ja vlen të lexosh Askushin
Përgjat rrugës time unë, domosdo
Do t’vazhdoj të tallem me plakushin
© Askushi / Leonard Seiti
No comments:
Post a Comment