
Nuk dua varr mik, as gur për emër
Le të tretem si vesa mbi bar përgjumur
Po të flas me shpirt, po të flas me zemër
Kjo botë drejtimin tashmë ka humbur
Koha vrapon e mbas nuk kthehet
Më kot t’i thuash ndal, s‘dëgjon
Kjo shurdhë në seks e drogë po dehet
E dashurinë e vret që në embrion
Prandaj të shkruaj mik, se kam mall
Për atë kohën tënde, më nis një letër
Më thuaj, Tanushja* është ende gjallë
Se ajo ende më pret tek shtegu i vjetër
Ndërkoh, në pritje të letrës tënde
Desha ti them pak fjalë k’saj palltos time
Që më mbron nga i ftohti përçdo mbrëmje
Kur shëndërrohet në akull kjo rruga ime
Pak fjalë me zemrën desha t’i shkoqit
Dhe me shpirtin, ku zjarrin e jetës ruaj
Por fytyrë e zotit, si për çudi mu fanit
E me njëmijë heshtje më dënoj, të vuaj !
© Askushi / Leonard Seiti
Nga tema : Emri im është Askush
No comments:
Post a Comment