
Çapitem i lodhur mbi gjoksin e vjeshtës
Me shpirtin e lagur prej lotëve të saj
T’heshturat pemë, retë mbajnë mbi supe,
Unë pemët dhe retë në zemër i mbaj
Nuk është rastësi kjo mbrëmje aurore
Në jetë, gjithshka një moment shkëlqen
Si gjethet e florinjta që flladi mer përdore
Me t’ëmblin fluturim për në qiell i gënjen
Më vjen keq për ata që qiellit i besojnë
Ç’do gjë një gjethi i ngjan mbi k’të botë
Në parajsë, gjethet dhe ndoshta blerojnë
Por ngjyrë t’florinjtë n’vjeshtë s’marin dot
Ndaj, ndjehem i lumtur për jetën që jetova
Ç’amarrok, si një qingj që kërcen në lëndinë
Në k’të jetë, në lëkurë unë preka, dashurova
Më të blertën-pemë, që për frut lind njerinë
Ndjehem i lumtur që eca zbathur lëndinës
Dhe gjëmbi lëkurën me t’kuq ma pikturoj
S’ka melodi më të bukur se zë i gardelinës
Në veshët e shpirtit ta dëgjosh, të kumboj
Unë gjithshka në k’të jetë, me jetë e desha
Dhe dhimbjen mike që shpirtin ma helmoj
Por kurrë si këmishë të blertë nuk e vesha
Të gënjeshtrën-parajsë, dhe ferrin po njëlloj
Gjithshka do kaloj, do t’vij dhe radha ime
Një nga një do largohemi një ditë prej këtu
Si k’to gjethe q’i këput jashtë dritares time
Një fllad që hedh hapat e padukshëm, kuturu
© Leonard Seiti
2 comments:
na vjen te gjitheve rradha,e ka thene gjeniu ketu
http://www.youtube.com/watch?v=5DE2M-rI4Aw
komplimenti!
Cioé
Quello, il signore, lui viene dopo l'angelo della morte ? Ma che cretiiiiiiiino, caspita ! La domanda, non e Perche, la domanda e, peche ? Peche mai non viene prima, ma ci fa sofrire una vita e aspeta che uno muore prima di arrivare ? Non avra mica perso il treno hé :)hahahah
Ciao cara
Post a Comment