
Vrapova sonte të mblidhja kujtimet
Ç’do çast t’jetës, jetuar shkujdesur
Gjeta mes tyre rininë, ëndërrimet
Si gjethe t’blerta me mall t’përvesur’
Rrëmova lëkurën e viteve t’shkuar
Rindeza një dritë të fikur në shpirt
Më lindi prej saj një këng’e pashkruar
U zgjua një zjarr prej pluhurit t’hirtë
E ndala hapin e kohës k’të mbrëmje
E ktheva mbrapsht t’rend nga kish ardh’
Kohën e shkuar ta jetoj gjer në dhimbje
Mes dhimbjesh dua mëngjesi të zbardh
Me peshën e malit më rëndoi në zemër
Ç’do çast i vetëm q’e mora ndër duar
Të gjithë më njohën, më thirrën n’emër
Dhe çastet që dikur i kisha lënë pajetuar
Më zuri gjumi mbi një ëndërr fëmije
Një ëndërr që bota e sotme më s’njeh
M’ish levë Arkimedi një ndjenjë dashurie
Që me forcën e sajë, gjith globin e ngreh
Rilindi dëshira, oqeanet t’i lundroja
E qerpikun tënd ta përdorja si rremë
Të mbytesha në sytë e tu, sa do doja,
Përjetsisht brënda tyre t’ngrija folenë
U zgjuan tingujt e një kënge t’vjetër
Si hapat e vjeshtës që rrugëve bredh
E mbrëmja mori një ngjyrë krejt tjetër
Ngjyrën e mallit që m’sillet për’rreth...
© Leonard Seiti
1 comment:
:) :)
Post a Comment