
Mos u trishto e dashur
Për ditën që jep shpirt në muzg, mos u trishto
As për diellin që goja e hijeve e kafshon në mbrëmje
Mijra sy të vegjël do të zgjohen mbas pak
si sy zogjësh t’porsa lindur në pemë
Hëna do t’kujdeset per ta e dashur
deri në mëngjesin e vonë, kur syt’e vegjël t’flenë
Mos u trishto e dashur
Nata që bredh rrugëve si e dehur nuk është vdekja
Vdekja nuk e pi alkolin, e as ndez cigare
Ndërsa nata, me mua piu dhe dje dhe pardje
Të dy ndezëm cigare, aq sa krijuam një Re
Nata u ngjanë reve e dashur
Retë pengojnë vështrimin tinëzar të diellit
kur toka zhvishet për t’hyrë në dush
Nata u ngjan mureve e dashur
K’tyre mureve të trashë të dhomës time
që s’më lejojnë të shoh në rrugën përtej
Por muret s’munden t’i ndalin vështrimet e zemrave e dashur
Ndoshta jemi larg, shumë larg,
por, sonte një mur afër të ndjej
Ja, sa të zgjohet zemra ime e dashur
dhe mbas murit ku ti rri fshehur do të gjej !
© Leonard Seiti
No comments:
Post a Comment