Wednesday, January 12, 2011

***



Tinguj të qelqtë, kush vall po luan !?
Harkun e dhimbjes me gishta prek !
Ëndrrat e mia pse vallë s’u zgjuan !?
Ç’je vallë ti hije që mbas më ndjek ?

Tinguj, tinguj ! Oh ç’dhimbje zemra
Trupit të ftohtë shpirti i’u zverdh
Mure memorjesh, emra të shkruar
Fytyra t’çuditshme më sillen për rreth

Dhimbje, trishtim, lotë të pa shpresë
Brënda syve që më vështrojn pa ndalur
Ësht’ kjo ora ime ? Ësht’ ora të vdes ?
Ceremoni mortore, në dheh i pa kallur !

Mos kam lojtur gjë !? Tinguj të mprehtë!
Ndoshta ësht’ vjeshta që gjethet rrëzon
Ndoshta ësht’ shiu që mbi xhama troket ,
Me duart e lagura k’të mbrëmje t’vonë !

© Leonard Seiti

No comments: