
Stuhi e çmëndur me ngjyra malli
Gjethet e shpirtit vjen m’i rrëzon
Përrenjë rrudhash ngrihen te balli
Zhurmë bubullimash zemra lëshon
Vjeshtë e marrë, më more për dore
Në labirintet e tua, dhelpër dinake
Më gënjeve kaq lehtë me sy Aurore
Pastaj më zverdhe, më thinje, më plake
Tinguj të qelqtë më dhurove, violin
Ëndrra të djersitura që bredhin n’erë
Ushtarë të vegjël vrasin shpirtin tim
Lëshuar furishëm me shamatë e poterë
© Leonard Seiti
No comments:
Post a Comment