
Në fillim ishin ëndrrat që erdhën më zgjuan
Fill mbas tyre ti, si një rreze në dritare
E pastaj, ishin minutat, orët që kaluam
Më vonë ishte hëna që vështronte ziliqare
Tani është gjumi, që më varet përmbi sy
Nën jastëk janë ëndrrat që presin t’më zgjojnë
Mbas ç’do ëndërre mëngjesi të gjej vetëm ty
Të kem vdekur vallë, apo ëndrrat s’ma lejojnë !?
© Leonard Seiti
No comments:
Post a Comment