
Me duart e mia e vrava, komisar
Ky i vdekur përtokë ësht‘ binjaku im
Më lejoni t’ju them se, një natë më parë
Nga zemra e njëri-tjetrit kupa gajku pimë
Më lejoni t’ju them se, pak orë më parë
Tek pushonim të dy në trotuar, të qetë
I premtova, si kurr s’kisha bërë më parë
Se për t’i shuar etjen, do shtrydhja dhe retë
Më lejoni t’ju them se, një orë më parë
Dhe frymën q’e kam të shenjtë më kërkoi
Prandaj, shita këmishën dhe bleva litarë
Në pazarin e shpirtrave ku vdekja më çoi
E vrava unë, komisar, me k’to duar
K’to duar të lodhura, t’mundimshme, të rënda
Së fundmi’i kish mbetur veç ai trup i zbuluar
E shpirt’i kristaltë, dhe një botë me ëndrra
Jam unë, mjerimi. S’po më njihni, komisar !?
Jam vëllai binjak i viktimës së ndjerë
Më kot ju rrëfehem, s’keni mundur as më parë
Prangat e hekurta t’mi vendosnit ndonjë herë !
© Leonard Seiti
No comments:
Post a Comment