
S’munda t’i mbyll dot sytë aspak
E veshët e shpirtit i kamë të zënë
Me er’n e dimrit zemërak
Me këng’n e borës, stepës rënë
Duart me mall të mbushura plot
Që dridhen, shkasin përmbi letër
Si degë pemësh më ngjajnë sot
Që presin Prillin, të vij patjetër
Që ti të vish me gjelbërimin
Të prek, në shpirt, t’më prekësh ti
Se zemra që s’humbet besimin
Nuk di të plaket, e të vdes s’di !
© Leonard Seiti
No comments:
Post a Comment