Sunday, June 12, 2011

Shtatë

Shtatë herë më qëlluan për vdekje
Shtatë herë e varrosa shpirtin tim
Mbas ç’do morti mjaftonte një prekje
Të njëjtat buzë më rikthenin rininë

Shtatë herë u ngjalla, si bliri blerova
Shtatë herë dielli mbi qerpik më qëndroi
Plot shtatë herë vetëm ty ëndërrova
Mbas shtatë herësh të dashuroj po njëlloj.

© Leonard Seiti

3 comments:

xhenius said...

pse shtate??!!

shume te bukura te fundit!

ciao!

Leonard Seiti said...

Pse shtatë ? - Po sa ?
Tetë!
Pse tetë ? Po sa ?
Nëntë
Pse nëntë ? :D

Lojën e kungulleshkave e di ti Xheni Xhenisa ? :D
Abbraci

. Ps: 7 Ditë java, 7 nete java, dhe mbas çdo jave rifillonë njê javë tjetër me 7 dhe keshtu deri ne pafundësi.

xhenius said...

ah xhenisa ka harruar dhe ditet e javes,korba une,me kungulleshke se kaq :))))