Sonte ndjeva të çelnin yje brënda meje
Gonxhe të vogla buzëqeshjesh.
Një fllad kujtimesh më kaloi para syve,
Dhe dora e vjeshtës këputi ëndrrat.
Sonte ndjeva të çelnin yje brënda meje
Në parkun e braktisur dikur, ka jetë!
Një mendim nxitoi të rend mbas teje
E pena shpirtin lëshoi përmbi fletë!
© Leonard Seiti
3 comments:
Se c'paska ndryshe te keto vargje! Frymezim i ri poet? Megjithate, me pelqeu. Urime!
Anonymous
Faleminderit për komentin, por do të lutesha që bashk me komentin të shkruaje dhe një emër, apo qoftë dhe nofkë, p.sh: Hëna! Kështu do dija dhe si të drejtohesha!
Faleminderit sërish.
Bukur :)
Me respekt Shega!
Post a Comment