Ësht’ kohë e lagësht moj nënë
Kolla dhe reumatizma s’mu ndanë
Më erdhën dhe ca kujtime mbrëmë
E pa gjumë gjatë gjith’ natës më lanë
Se ç’mu kujtua ajo kohë e shkuar
Si stinë që iku e s’kthehet më pas
Dhe m’u vërsul si armik i betuar
Kalorës’i mallit, zemrën t’ma vrasë
As me ëndrra më veten s’gënjej dot
Se dhe ëndrrat q’i kisha më s’i kam
Ndaj kjo natë m’ësht’ akull e ftohtë
Sa dhe shpirti më ka ngrirë, kallkan
Ç’do gjë që ikën më koha s’e kthen
Ndaj kujtimet mbeten të shtrenjtë
Veç dora jote ende e ngrohtë më vjen
Se vetëm nëna në botë ësht’ e shenjtë
© Leonard Seiti
No comments:
Post a Comment