Tuesday, May 15, 2012

***


S’ka ëndrra kjo natë, as gjumë
Veç mjegulla më sillet vërdallë
Në gji të sajë i strukur jam unë
Si muze që kujtimet mban gjallë!

Prej tymit të viteve pluhërosur,
Këmba jote s’shkel më në k’to anë
Në kthetrat e heshtjes burgosur
Se heshtja merimangës i ngjanë!

E vdekur kjo natë, ësht’e ftohtë
Si buzëqeshja jote, e ngrirë
Në fundshpirti, plagosur një lot
Si kalorës që përtokë e kanë shtrirë!

Pranë tij ndal ritmin zemra ime
Vdes pakë nga pakë dhe ajo
Ti heshtur më vështron në kujtime
Se ëndrra kam kohë që nuk shohë!

© Leonard Seiti

Monday, May 14, 2012

The fire of our song


The weather tonight is so cold
White angels are dancing outside
Let’s light up the fire my love
The fire of song let us guide

Through hearts that suddenly felt
A touch of cool deep inside
The gold that the autumn has left
Within eyes and the tears that they hide


...................................
..........................
© Leonard Seiti

Saturday, May 12, 2012

***

U riktheve ti e ëmbla ime!?
Sa kohë ësht’ bërë, sa kohë!?
Në gji ende ruan zemrën time
Veç thinjat mbi flokë s’t’i njoh!!!

Mendova se m’ishe tretur
Në lumenjë malli që përvlojnë
A ndoshta në një park të vdekur
Ku sytë e vjeshtës më s'lotojnë!

Mendova, më kishe harruar
Në k’të cep të ftohtë, kallkan!
O ëndrra ime e mërguar,
O muzg i kuq, përmbi savanë!

© Leonard Seiti

Wednesday, May 2, 2012

***



Tani unë jam një libër i vdekur
Oxhak i verbër që s’ka më zjarr
Ëndërr e largët, në koh’e tretur
Gjeth’i këputur, burim i tharë...

Ti ishe vdekja me duart kallkan
Një herë më preke, një përjetsi
Ndaj nëse shpirti tënd më mban
Varrosmë thellë, brënda në gji!

© Leonard Seiti

Tuesday, May 1, 2012

E dashur

Buza jote e ngrirë, kallkan
Në buzën time ra e vdekur
Si gjeth’i panjës në savanë
Që dor’e vjeshtës pati prekur

Dhe unë, si ty, i tëri mpirë
Me duart që s’të prekin dot
Në pikë të lotit tënd i ngrirë
Puth si vdekja që s’prek kot!

Puthmë pra, thellë në gjak
Puthmë si s’ke puthur kurrë
Se dhe unë jo krejt pa shkak
Do të puthë gjer në torturë

Puthmë, si t’ish e fundit herë
Nën k’të qiell t’murrmë t’hirtë
Puthmë si kurrë s’ke puth’ të tjerë
Puthmë si vdekja, ja k’tu, në shpirt.

© Leonard Seiti

Hije!


Hije!
Në shpirtin tim vrapojnë
Kujtime çjerrë në gjak
Rrugë që s’dinë ku shkojnë
Këmbë që vijnë pa shkak!

Hije!
Mbi trupin tim vallzojnë
Dy sy të zinjë si nata
Ëndrrat gjatë s'jetojnë
Veç gjurmët që lenë mbrapa…

© Leonard Seiti

Thursday, April 26, 2012

Tani gjeth’i një ndjenje bleron Ajo ësht’ era që gjethin e tund




Eja me mua, më tha,
Në kodrat qiellore të jetojmë
Dhe një këngë në buzë më la
Me nota që zemrën lëndojnë

Pastaj iku, ku zgjohen ëndrrat
Të jetonte dhe ajo në amshim
Në cilin qiell shërohen zemrat,
As sot e as kurrë nuk do dimë?!

© Leonard Seiti

Tuesday, April 24, 2012

***



Ruaj këto lule që çelën nga duart e mia
Për netët kur prej ëndrrës t’jem arratisur
Si bletë që hojin e braktis nga lagështia
Si lotë dëshpërimi prej syrit tënd gremisur…

Të desha më shumë se kallzën e grurit
Veç për ty në jetë do më mundonte uria
Të desha në heshtje, me verbërinë e gurit
Se s’kish nevojë për sy e për fjalë dashuria...

Turpërohem që kaq kohë s’e kisha kuptuar
Jo gjak, por dashuria më vraponte ndër deje
Ndaj sot vdekja më duket pranverë e vonuar
Tek shoh ëngjëj t’bardhë t’vallzojnë përreth meje

© Leonard Seiti

Saturday, April 21, 2012

***

If you are looking for tears,
There's a lake deep in my soul
There's a naked shore that bears
The barefoot prints that left you love

© Leonard Seiti


Tuesday, April 17, 2012

***



Ma jep dorën, të mos vonojmë,
Të ngjisim shkallët e një ëndrre
Të ndjekim ndjenjat që vrapojnë
Drejt një tik-taku, rrahje zemre

Ma jep dorën, pa ankth e frikë
Se vjen mëngjesi e ëndrrën vret,
Në u rrëzofshim si vesë pikë-pikë,
Livadh’i dashurisë na pret…

© Leonard Seiti

Saturday, April 14, 2012

***


Ngujuar jemi në k’të kënd t’ftohtë,
K’të cep t’horizonit ku yjet qajnë
Asnjë prej nesh nuk i këputka dot
Zinxhirët e mallit që lidhur na mbajnë

Lakuriq të dy, si belbëzim fëminor
Si harqe ylberesh me ngjyra magjie
Si panjë që gjethin humbet në tetor
Nëpër flokët e erës atje lart në korije 

Lermë të tregoj se për ku na ndjellin
Vëllezërit lumenj me trupin djersitur
Në ç’fusha qiellore veshtrimin e mbjellin
Sythet që zgjohen në pranverë të uritur

Të tregoj për petalet me buzën e etur,
Qumështin e dritës q’u mëkon kaltërsia
Ndërkohë që të dy ngujuar kemi mbetur
Në kullën q’e ndërtoi për ne dashuria…

© Leonard Seiti

Wednesday, April 11, 2012

Të putha mbrëmë, por ti s'e di...


Isha dora unë, ku vare kokën e lodhur,
Ëndrra që fshihnin brënda sytë e tu
Mendim’ isha, isha ajr’i kudo ndodhur,
Isha nata që bridhte rrugëve kuturu...

Isha ora unë, tik-tak’ i zemrës tënde
Isha llamba që jeton e vdes kur do ti
Isha malli unë, dëshirë isha, dhimbje
Isha puthje shpirti, isha ndjenjë, dashuri...

© Leonard Seiti

Sunday, April 8, 2012

Ësht’ ende mesditë Leonard, Ende s’ka shkuar dymbëdhjetë!


Pi me mua, se ndoshta nesër
Një Zot e di në zgjohem prapë
Në u zgjofsha, sërish ësht’ esëll
Vdekja që rend kudo t’më kapë

Ndaj mbushi gotat mikja ime
Me musht e verë plotpërplotë
Veç mos harro që gotës sime
T’i lëshosh brënda një pikëz lotë

Lotë malli, të plumbtë patjetër
Që zemrën copash t’ma pëlcas
Se nuk më deh dot verë e vjetër
As musht’i vjeshtës që lamë pas

Ç’më dha jeta ish doz’e rëndë
Ëndrra, zhgënjim e helm në mes
Në mundsha, dua prej lotit tënd
Një herë të dehem, pastaj të vdes

© Leonard Seiti

Ti më ushqeve me qumësht drite


Ti më ushqeve me qumësht drite
Me fjalë që gurit i dhanë gojë
E bën të flasë, dëshirë të kishte
E bën të qeshë, të ëndërrojë...

E bën të ecë, të kishte duar
Të prek, të ndiej, të derdhi lotë
E bën të lutet i përgjëruar;
Shëndromë një çast në fëmijë, o Zot!

© Leonard Seiti

Saturday, April 7, 2012

7 Prill 1978 - Pritje - 24 Orë më herët se sythi t'buzëqeshte :)

Ishte sikur orët vraponin para teje
Sikur bota e tërë ishte mbyllur aty
I blertë të rridhte gjaku ndër deje
Lumturi e ankth prej nëne ndër sy

Tuesday, April 3, 2012

***

Për syt’e zgjuar jam dre plot frikë
Gjahtar’i uritur, gjaku në thikë
Jam vello e natës që lotin e fsheh
Në gjinjtë e dafinës, ku pi dit’e re

Jam lehja e qenit, gjurma në vesë
Ësht’ frika im’e dënuar të vdesë
Prej hijes së fjalës lëshuar rëndomë
Nga goj’e gjarprit që dhëmbët tregon

Burim ndanë shkëmbi, jam këng’e tijë
Jam bleta e etur që ndalet të pi
Në pyllin e shpresave,....................
............................;




..........................



Sunday, April 1, 2012

Prill'i thyer


Not’e thyer e një kënge
Dejegjakosur në sy fëmije
Buz’e ngrirë e një ëndrre
Shpirt’i uritur dashurie...

Derë pahapur, erë paputhur
Rrugë pakthim, qorrësokak
Mall’i prangosur, gjirit strukur
Fjal’e pathyer që kullon gjak

Netë pagjumë, zemër paemër
Emër pavarrë që gurin kërkon
Trup lakuriq, qielli ësht’ femër
Qumësht drite prej gjirit pikon

Adam’i lindur, moll’e ndaluar
Ëndrra kufijtë s’i thyeu kurrë
Shteg’i mbyllur, parajs’e mohuar
Dhimbja nuse, altari torturë…

Stomaku i Evës prillin ma treti
Troke zhgënjimesh, kuaj pafre
Shpirtit të virgjër mëkat’i mbeti
Si gjysma e hënës që syri s’e sheh!

© Leonard Seiti