
O pikë e lotit, margaritar
Ku vallë ke rënë dhe më je tretur !?
Mbi cilën buzë të larë në ar,
Që puthje ende nuk ka prekur ?
Unë nuk desha të të prek kot
Nuk desha thjesht të shuaj etjen
Desha veç që, në një pik lot
Të bje , ngadal aty të tretem .
© Leonard Seiti
3 comments:
Si mund te reagoj dikush qe adhuron poezine,kur sheh nje lot qe rrjedh,nga syri dhe me poshte nje himn per te!?
Sot nje shoqes time i dhashe disa poezi te lexonte(lirika) dhe ajo me sinqeritetin me te madh,me tha qe,nuk i kuptoj keto poezi Ardita.U cudita,u cudita shume ne fakt,por e mora prapa cudine per shume arsye.Mgjt,ajo mbetet mikja ime.
Je kristal Leonard dhe vargu eshte pasqyra.
Në qofsha unë kristal, pa faj !
Ti je dritë që vjen nga yjet.
Sa për shoqen tënde, s'di ç'të them, përveç se, njerëz të ndryshëm dhe shije të ndryshme.
Eshte kenaqesi te lexosh vargje kaq te bukura te dikujt, qe vazhdon te shkruaje ne modestine e tij. Urime Leonard dhe preferova te shkruaj edhe une nje koment tek "Loti", pasi eshte nje poezi magjike.
Pershendetje nga Palma
Post a Comment