Thursday, July 17, 2008

"Pensieri" Ricordi del Cuore

***

Tren i ç’mëndur, ku më çon ?
Kaq nxitueshëm, si në mall !
Në ç’greminë kërkon t’më hedhësh
Në cilin det, t’më mbytësh vallë !?

Tren i marrë! Ndal, ku shkon ?
Jam kaq i lodhur,më mbyllen sytë
Ti lidh përdore kaq shum vagonë
Sikur kërkon të arrish tek yjtë !

Tren i ç’mëndur, më dëgjon ?
Është bër koh tashmë, histori e vjetër.
Kaq e vështirë të ndryshosh stacion,
T’më shpjesh diku, destinacion tjetër !?

Përse më lodh, më vdes nga pak ?
Netët në zjarre ferri kthen
Digjem vagoneve zjarr e flak
Sa here që ti vjen më rrëmben.

Tren i marrë, i çmëndur krejt
Ish një përçart, iluzion, një ëndërr
Ai stacion drejt të cilit rend
Pret dasmorë, por kurrë një dhëndërr

Ndaj, ndalu, në ke mëshirë ndopak
Mos dëgjo veç zemrën e dashuruar
Më dëgjo dhe mua, qoft për pak
K’të skllavin tënd, të robëruar.

© Leonard Seiti

1 comment:

Anonymous said...

Bukur z Seiti, sju kisha lexuar me heret. Me pelqen vargu Juaj, eshte i embel dhe te jep kenaqesi. Urime. Ardian Mema