Thursday, April 9, 2009
Këngë zemre.
Pa eja dashuri të puthemi ëmbël
Emrin ta gdhendim pemëve gjithkund
Të këndojmë të dy muzgut të mbrëmjes
Mes fërshfërima gjethesh që flladi i tund
Eja dashuri të lundrojmë në hënë
Në liqenin e qiellit mes yjesh zambak
Të zgjojmë zogjtë që degëve flenë
Me tinguj ritmik të zemrave, tik-tak
Eja dashuri të lodrojmë kitarën
Telat t’ja skuqim shpirtit violinë
Të zgjojmë nëndheut rrënjën e farën
Sythe pranvere gjithkund të mbijnë
Eja dashuri të shkojmë pranë burimit
Ku shuan etjen bleta puntore
Ku lanë sytë dielli i agimit
Ku mijra vargje lidhen përdore
Eja dashuri m'u ul në zemër
Ëndrra të tjera të zgjojmë pafund
Telat e shpirtit t'i tundim ëmbël
Këng’e zemrës të dëgjohet gjithkund
Shkroi : Leonard Seiti
2 comments:
se ç'kane nje shije te hershme keto
poezite e tua; mgjths e adhuroj pranveren,diçka(ndoshta brenda meje)do jete profanuar qe s'me le me shijen e dikurshme....GREAT!
Faleminderit Xheni.
Post a Comment