Not’e
thyer e një kënge
Dejegjakosur
në sy fëmije
Buz’e
ngrirë e një ëndrre
Shpirt’i
uritur dashurie...
Derë
pahapur, erë paputhur
Rrugë
pakthim, qorrësokak
Mall’i
prangosur, gjirit strukur
Fjal’e
pathyer që kullon gjak
Netë
pagjumë, zemër paemër
Emër pavarrë
që gurin kërkon
Trup
lakuriq, qielli ësht’ femër
Qumësht
drite prej gjirit pikon
Adam’i
lindur, moll’e ndaluar
Ëndrra
kufijtë s’i thyeu kurrë
Shteg’i
mbyllur, parajs’e mohuar
Dhimbja
nuse, altari torturë…
Stomaku
i Evës prillin ma treti
Troke zhgënjimesh, kuaj pafre
Shpirtit të virgjër mëkat’i mbeti
Si gjysma e hënës që syri s’e sheh!
© Leonard Seiti
2 comments:
Jashtezakonisht e bukur.
Grazie e arta penë.
Post a Comment