Sunday, October 30, 2011

***

Natën e mirë, klithmë dëshpërimi
Pshehrëtima ime ty nuk të përket
Diku larg, si n’ëndërr, mbi lule bliri
Një shpirt i përvestë ra dhe u tret !

Ndaj unë i pshehrëti zemrës sime
Virgjëri ëndrrash q’i lashë mbi fletë
Në pritje që vjeshta të kapë dorën time
Se të gjithëve një fund i lagësht na pret!

© Leonard Seiti

***

Kam puthur buzë dhe më parë
Asnjë shenjë tani s'u ka mbetur
Se një ëndërr q'e thura përmbi bar
Me një pikëz prej lotëve i ka tretur!

Pra eja dorë-akull, më merr
Ëndërronjës unë jam, ti s'ke faj
Do të doja ta prekja veç një herë
Buzën e njomë të lule-mollës në Maj

Më merr, s’ka gjë se kalbësira
Dhëmbët do m’i nguli në eshtër
Ëndërroj, por s’besoj në mrekullira
Gjithçka në k’të botë është gënjeshtër

Ndaj mirësevjen, hyr pa trokitur
Jo gjithmonë një djalosh ty të pret
Se buzët e tua e kanë shijen e hidhur
Por mes gënjeshtrave ti je një e vërtetë!


© Leonard Seiti

Monday, October 17, 2011

***

Ësht’ kohë e lagësht moj nënë
Kolla dhe reumatizma s’mu ndanë
Më erdhën dhe ca kujtime mbrëmë
E pa gjumë gjatë gjith’ natës më lanë

Se ç’mu kujtua ajo kohë e shkuar
Si stinë që iku e s’kthehet më pas
Dhe m’u vërsul si armik i betuar
Kalorës’i mallit, zemrën t’ma vrasë

As me ëndrra më veten s’gënjej dot
Se dhe ëndrrat q’i kisha më s’i kam
Ndaj kjo natë m’ësht’ akull e ftohtë
Sa dhe shpirti më ka ngrirë, kallkan

Ç’do gjë që ikën më koha s’e kthen
Ndaj kujtimet mbeten të shtrenjtë
Veç dora jote ende e ngrohtë më vjen
Se vetëm nëna në botë ësht’ e shenjtë

© Leonard Seiti

Sunday, October 16, 2011

***

Fati im qe shkruar me kohë,
Të isha spektator në një qosh,
Të vështroja pa dashur ta shohë,
Një melodramë të kot që s’më josh!

Një histori, jetë të jetuar dy herë,
Si bohemë e ndarë në dy pjesë,
Copëza të një skenari pavlerë,
Ku shpirti plagoset dhe vdes!

Fati im qe i shkruar kështu
T’isha vetëm mes sallës krejt bosh
T’mos ulesha në një vënd kuturu
Por tek stol’i rezervuar, në qosh!

© Leonard Seiti

***

Jeta ime një korrnizë e pluhrosur
Shpirti im një shpend i burgosur
Ëndrra ime një foshnj’e varrosur
Dhimbja ime një pikturë e përsosur

© Leonard Seiti

Thursday, October 13, 2011

Grua

Ti s’je thjesht dashuria ime
Ti je pema, je fruti, je gjeth
Je vesa e kristaltë n'agime
Je era që gjoksit më bredh...

Ti je shiu, je loti, je fjalë
Je vala që shkëmbin e tret
Je mbrëmja ti, muzgu, je mall
Gjumi që krahëhapur më pret

Je hëna ti, je dielli, je dritë
Buka e ngrohtë që më ndjell
Je qumështi që fëmijën e rrit
Toka ku unë ëndrrat i mbjell

Je qielli ti, pa fund je, pa skaj
Je zemra ku shpirtin kam lënë
Je blerimi, lëndina je, je Maj
Je fryma ti, dashuri je, je nënë….


© Leonard Seiti

Wednesday, October 12, 2011

***


Buzëqeshni sirenat e mia
S’keni pse trishtoheni kështu
Më besoni se, fundin, po ta dija
As unë nuk do të vija tek ju!

Të gjitha më ishit të shtrenjta
Si ikona që rrezatojnë magji
Ndoshta fjalët i kamë të shenjta
Por shenjtor nuk jam, kurrsesi !

Prej moshës dhe unë, porsi ju,
Si një zog që pyllin s’njeh mirë
Më ka ndodhur të bredh kuturu
Në degë t’panjohura t’jem gdhirë

Ç’do lidhje një shenjë e ka lënë
Ç’do ndarje në shpirt më ka vrarë
Si një mollë përgjysëm e ngrënë
Si një ëndërr përgjysëm e parë

Ishte jeta që bashkë na hodhi
Por fatet s’shkruhen me dorë
Nuk jeni fajtore për ç’ndodhi
Por as unë nuk ndjehem fajtor

Ç’donjëra prej jush m'ish flakë
Si zjarr prej oxhakut të vjetër
Ju solla ndër mënd jo pa shkak
Ndërsa ngrohem tashmë tek një tjetër.

© Leonard Seiti

Sunday, October 9, 2011

Our fairytale



Shine my little star, keep shining
She is my golden dew that gleams
Love is a lake that she is hiding
Beyond the green field of her dreams

Deep in its waters i am swimming
I smell like fish, I look like whale
As mister moon tonight is dreaming
The same love story, our fairytale

© Leonard Seiti

Thursday, October 6, 2011

***



Eja të shtrihemi këtu e ëmbla ime
Në k’të bllok të vjetër shënimesh
Ku ka pozuar kaq herë zemra ime
Për tablo me korrniza zhgënjimesh

Këtu, mbi k’to fletë ku kam pritur
Ku kam bredhur, jam rrëzuar e vrarë
Ku me daltën e dhimbjes kam skalitur
Një njeri më të mirë se më parë…

Në k’to fletë ku kam ruajtur kujtimet
Ku bredhin ëndrrat që thura kaq kohë
Ku vjen vjeshta të mplaket, të thinjet
Duke u përgjëruar gjer në lotë, se më do!

K’tu bredh malli si tufan i shfrenuar
Që s‘di të ndalet dhe kufijt nuk i njeh
Ma merr shpirtin si gjethe ndër duar
Në shelgjishte ndanë Vjosës ma shpje

Eja të shtrihemi këtu, mbi fletë
K’tu s’vjen dot vdekja, se ka frikë
Ajo e di, se do t’vdiste vetë
Dhe varr’i sajë do t’ish kjo pikë.

© Leonard Seiti

Monday, October 3, 2011

*** :)

Sonte ndjeva të çelnin yje brënda meje
Gonxhe të vogla buzëqeshjesh.
Një fllad kujtimesh më kaloi para syve,
Dhe dora e vjeshtës këputi ëndrrat.
Sonte ndjeva të çelnin yje brënda meje
Në parkun e braktisur dikur, ka jetë!
Një mendim nxitoi të rend mbas teje
E pena shpirtin lëshoi përmbi fletë!


© Leonard Seiti